Pëson infarkt, ndërron jetë 70-vjeçari te Fresku në Tiranë

Pëson infarkt, ndërron jetë 70-vjeçari te Fresku në Tiranë

20:37, 14/01/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës lajmëron se një 70-vjeçar ka pësuar infarkt te Fresku në kryeqytet.

Si pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2022, te Fresku, në një lokal, ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco