VIDEO/ I riu me ‘Benz GLE’ tenton ta shtypë, djali me thikë në dorë i kthehet dhe e godet nga xhami

VIDEO/ I riu me ‘Benz GLE’ tenton ta shtypë, djali me thikë në dorë i kthehet dhe e godet nga xhami

16:22, 14/01/2022
A+ Aa A-

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mesditën e sotme pranë kryqëzimit ‘Rinia’ në Vlorë, ku janë përfshirë tre të rinj.

Nga video e publikuar në media, dallohet se një i ri me makinë luksoze ‘Mercedes-Benz’ GLE, tenton të shtypë të djalë me xhupi ngjyrë blu, i cili mban në dorë një thikë.

Më pas shoferi goditet nga dy të rinj të cilët largohen menjëherë.

Nuk dihet arsyeja e këtij sherri mes dy të rinjve, por deri në këto momente nuk ka asnjë reagim të policisë./ faxweb/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco