Hapi makinën e parkuar dhe e grabiti, e pëson 30-vjeçari shqiptar në Itali Foto Ilustruese

Hapi makinën e parkuar dhe e grabiti, e pëson 30-vjeçari shqiptar në Itali

07:55, 14/01/2022
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Spezia, pasi ka grabitur një makinë e cila ndodhej në parkim.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në zonën e Viale Amendola.

Si e zbuluan autoritetet.

Mësohet se autoritetet pikasën një makinë brenda një parkimi, ku dera e automjetit ishte e hapur dhe kur u afruan panë që brava e derës ishte e prishur.

Brenda makinës ishte rrëmujë, por nuk kishte asnjë person në të.

Më pas efektivët panë shqiptarin brenda zonës së parkimit, i cili po tentonte të fshihej poshtë makinave. Por megjithatë ai nuk ka mundur që t’i shpëtoi policisë.

Kjo e fundit e ka arrestuar dhe gjatë kontrollit fizik, mësohet 30-vjeçarit shqiptar iu gjetën disa materiale duke përfshirë dy jelekë të verdhë reflektues, një karikues baterie makine, dy shishe parfumi dhe një kuti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco