Lajmi i fundit

Bloomberg: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës pas hetimit të Rai3, ku kryeministri del i përfshirë në krimin e organizuar dhe korrupsionin

Ja kronologjia e atentatit kundër 'vrasësit të dyshuar me pagesë'

Ja kronologjia e atentatit kundër 'vrasësit të dyshuar me pagesë'

12:10, 04/01/2022
A+ Aa A-

Zbulohen detaje të reja nga grupi hetimor lidhur me plagosjen e Vinçens Pirolit mbrëmjen e djeshme në Shkodër. 34-vjeçari u qëllua me silenciator sapo zbriti nga makina te ura e Bahçallëkut.

Kronologjia e ngjarjes tregon se Piroli nga Sanxhaku i Kurbinit, që ishte në kërkim për vrasje në Mal të Zi, po ndiqej nga autorët, të cilën e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe sapo zbriti e qëlluan dhe më pas u zhdukën me shpejtësi me makinë.

Drejt Spitalit të Lezhës e ka dërguar personi me të cilin po udhëtonte në makinë përpara se të plagosej. Pikërisht ky person sipas të gjitha gjasave ka parë të gjithë ngjarjen pasi ka qenë pranë vendit ku u qëllua. Por në momentin që e ka dërguar në spitalin e Lezhës me makinën që dyshohet se ishte “Ford” është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Vinçens Piroli, fjalët e vetme që tha në spital, ishin “më qëlluan me silenciator në Shkodër. Në Lezhë erdha se ndihesha më i sigurt”. 34-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, ku sot i është komunikuar masa e ndalimit.

Përpos hetimit për ngjarjen ku mbeti i plagosur, për Pirolin ka një urdhër arresti nga Mali i Zi për vrasje, por Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me fqinjin verior.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco