Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Dyshonte se i ngacmonte vajzat/ Vrau 25-vjeçarin, dënohet me 10 vite

Dyshonte se i ngacmonte vajzat/ Vrau 25-vjeçarin, dënohet me 10 vite

11:42, 04/01/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dënuar me 10 vite burgim Mark Kodrën, 47 vjeç, i cili më 29 maj të vitit të shkuar qëlloi për vdekje bashkfshatarin Emiliano Ndou, 25 vjeç.

Gjykata vendosi 15 vite burg për të, por duke qënë se ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u ul në 10 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kalçetos sportive të fshatit Bardhaj.

Fillimisht Ndou dhe Kodra janë përfshirë në një debat verbal, dhe në këtë moment, 47-vjeçari ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje të riun. 

Edhe pse fqinj, marrëdhëniet mes tyre kishin shumë kohë që shoqëroheshin vazhdimisht nga probleme. Kjo është dëshmuar edhe nga autori në polici, i cili ka deklaruar se shkaku i vrasjes lidhet me ngacmimet e vazhdueshme që viktima iu bënte vajzave të tij. Episodi i fundit sipas autorit ka ndodhur në momentin e vrasjes, ku viktima i ka kaluar me motor përpara shtëpisë duke bërë zhurmë. Në këtë moment, ai ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar në drejtim të Ndout duke e lënë të vdekur. I qetë ai është futur në banesë, duke menduar se nuk e ka vrarë, por vetëm e ka trembur.

Ndërkohë që një tjetër version është zbuluar nga gruaja e autorit, Bukuroshe Kodra. Ajo thotë se vrasja ka ndodhur për shkak të një goditjeje fizike që viktima i ka bërë djalit të tyre, dhe në këtë moment babai ka vendosur të ndërhyjë. Bukuroshe Kodra mohon ngacmimin e të bijave dhe apelon për ndihmë nga shteti, pasi tani rrezikohen nga gjakmarrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco