Plagosja/ Piroli u qëllua me silenciator, ja pse erdhi te Spitali i Lezhës

Plagosja/ Piroli u qëllua me silenciator, ja pse erdhi te Spitali i Lezhës

09:55, 04/01/2022
A+ Aa A-

Plagosja me tre plumba e Vinçens Pirolit është bërë me pistoletë me silenciator. Ai është qëlluar nga pas shpine teksa po ecte në këmbë, me 3 plumba që e prekën në shpatull dhe në brinjë. I plagosuri, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë, pas plagosjes ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës, edhe pse plagosja ka ndodhur në Shkodër.

Sipas dëshmisë së parë të 34-vjeçarit për policinë tha se erdhi në Spitalin e Lezhës pasi ndihej më i sigurt.

“Ndihem më i sigurt në spitalin e Lezhës se në Shkodër, prandaj erdha këtu”, u ka thënë ai hetuesve.

I plagosur është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 34-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga një person ende të paidentifikuar teksa po ecte në "Urën e Bunës" pasditen e 3 janarit. Ka qenë një familjar i të riut që pas një telefonate nga ky i fundit, e ka çuar me automjetin e tij tip "Ford" në spital, e më pas është larguar.

Dyshime të forta janë ngritur se bëhet fjalë për një atentat, kjo pasi 34-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje në Ulqin, ku hakmarrja është pista kryesore e hetimit. Dyshimet lindën sepse në mars të 2017 djali i një malazezi i quajtur Momçillo Gjurishiç ka vrarë me armë zjarri shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç. Pas vrasjes së këtij të fundit, në 4 korrik 2021 u ekzekutua Momçillo Gjurishiç dhe autor kryesor është Vinçens Piroli së bashku me një tjetër shqiptar. Pikërisht plagosja e tij mendohet të ketë të bëjë me këtë ekzekutim në shenjë hakmarrjeje.

Policia ka nisur kontrollet intensive, ka sekuestruar kamerat e sigurisë për identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco