Denar Biba siguron votat e Kuvendit, emërohet në krye të Autoritetit të Konkurrencës

Denar Biba siguron votat e Kuvendit, emërohet në krye të Autoritetit të Konkurrencës

15:13, 09/12/2021
A+ Aa A-

Me 72 pro dhe 37 kundër, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot kandidaturën e Denar Bibës si kryetar të Autoritetit të Konkurrencës.

Për kandidaturën e tij ka pasur kundërshti jo vetëm nga opozita por edhe në radhët e mazhorancës.

Deputeti i PS, Erion Braçe, është shprehur se “ka rezerva për integritetin” e Bibës, ndërsa për fushën për të cilën po ngarkohet nuk e ka ekspertizën.

Po kështu Kuvendi miratoi edhe huanë prej 60 milionë eurosh për pandeminë, e cila mori 74 vota pro dhe 8 kundër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

John Doe09/12/2021 15:35

Konkurrenca mori fund!. Me Denarin ne krye, e keni te sigurte shkeljen e rregullave mbi konkurrencen.

Shto koment

Denonco