Humb jetën një minator 65-vjeçar në fabrikën e kromit

Humb jetën një minator 65-vjeçar në fabrikën e kromit

14:25, 09/12/2021
A+ Aa A-

Humb jetën një minator në fabrikën e kromit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat.

Nga informacionet paraprake mësohet se viktima është 65 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/ Informacion paraprak

Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30,  në vendin e quajtur fabrika e pasurimit të kromit  Bulqizë,  ka gjetur vdekjen shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco