E rëndë/ 19-vjeçari kryen marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, nëna rreh të miturën

E rëndë/ 19-vjeçari kryen marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, nëna rreh të miturën

14:12, 09/12/2021
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se para një muaji ka kryer marrëdhënie seksuale me një mitur 13-vjeç. E mitura më pas është rrahuar edhe nga nëna e saj R. S., 42 vjeçe. Kjo e fundit është vënë nën hetim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, njofton policia.

Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco