Zhduken dy djem dhe një vajzë në Tiranë

Zhduken dy djem dhe një vajzë në Tiranë

13:59, 09/12/2021
A+ Aa A-

Tre persona janë shpallur të zhdukur në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, një i ri ka denoncuar largimin nga banesa të babait të tij që prej 4 ditësh.

Ndërkaq dy persona të tjerë kanë denoncuar largimin nga banesa të motrës dhe djalit.

Bëhet fjalë për dy persona me probleme të shëndetit mendor.

Njoftimet e Policisë së Tiranës:

Më datë 08.12.2021, shtetasi L. H., 38 vjeç, ka kallëzuar se para një muaji është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja L. H., 33 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Më datë 08.12.2021, shtetasi P. M., 74 vjeç, ka kallëzuar se më datë 04.12.2021, është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. M., 37 vjeç, i cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Më datë 07.12.2021, shtetasi M. S., 23 vjeç, ka kallëzuar se më datë 05.12.2021, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi B. S., 51 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco