Lajmi i fundit

Bojkoti/ Paloka: S’mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal

Kosovë/ Mehmet Kraja rizgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Kosovë/ Mehmet Kraja rizgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

13:35, 09/12/2021
A+ Aa A-

Akademiku Mehmet Kraja e ka fituar edhe një mandat në krye të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Atij iu ribesua detyra në Kuvendin e rregullt zgjedhor. Ndërkohë u zgjodhën dy anëtarë të rinj në Kryesi.

Justina SH. Pula u zgjodh nënkryetare, teksa anëtar korrespondent u zgjodh Luan Mulliqi.

Me anë të komunikatës bëhet e ditur po ashtu se Kuvendi i Akademisë e miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë

Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore

Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës

Akademik Rauf Dhomi u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve.

Njoftimi i plotë:

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 9 dhjetor 2021, mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:

1.        Akademik Mehmet Kraja, Kryetar

2.        Akademike Justina SH. Pula, Nënkryetare

3.        Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor

Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

1.        Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë

2.        Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore

3.        Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës

Akademik Rauf Dhomi, u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco