Detaje nga plagosja në Durrës/ Të rinjtë po konsumonin drogë

Detaje nga plagosja në Durrës/ Të rinjtë po konsumonin drogë

12:38, 09/12/2021
A+ Aa A-

Arni Sulejmani, Markeljan Beqiri, Tefik Shehu dhe Anxhela Brisku ndodheshin të katërt në dhomën e një hoteli, në autostradën Durrës-Tiranë, kur për shkaqe të paqarta mëngjesin e kësaj të enjteje 26-vjeçari Markeljan Beqiri tentoi të vrasë me armë zjarri Arni Sulejmanin, 20-vjeç.

Tentativa e tij dështoi dhe i riu mbeti i plagosur, pa rrezik për jetën. Burime thonë se ai është plagosur në bërryl.

Katër të rinjtë po konsumonin drogë, kur ndodhi krimi.

Pas ngjarjes Markeljan Beqiri dhe 32-vjeçari Tefik Shehu u larguan nga hoteli dhe janë aktualisht në kërkim. Njëri si autor i dyshuar e tjetri për moskallëzim të krimit.

Policia arrestoi ndërkohë vajzën, 22-vjeçaren Anxhela Brisku, pasi pas ngjarjes mori armën dhe e fshehu. Po ashtu në pranga ra edhe një 66-vjeçar, Enver Hysenaj i cili e strehoi të renë.

Autoritetet e Durrësit thanë se kanë mundur të zbardhin ngjarjen, megjithatë motivi mbetet i paqartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco