Ngriu në malin e Moravës, trupi i sirianit fatkeq do të ekzaminohet në Tiranë

Ngriu në malin e Moravës, trupi i sirianit fatkeq do të ekzaminohet në Tiranë

10:56, 09/12/2021
A+ Aa A-

Dje u njoftua për një ngjarje tragjike në malin e Moravës në Korçë, ku kishte humbur jetën një i ri me origjinë nga Siria. Ai u gjet nga një grup tjetër klandestinësh që po futeshin nga Greqia në Shqipëri, të cilët njoftuan policinë.

Dyshohet se i riu, i moshës 27 vjeçare, të ketë ndërruar jetë për shkak të të temperaturave të ulta që karakterizojnë rajonin e Korçës në këtë periudhë të vitit.

Menjëherë pasi u njoftuan për një trup të pajetë, në vendin e sinjalizuar mbërritën forca policie si edhe autoambulanca, të cilët fillimisht e transportuan atë në morgun e qytetit të Korçës.

Pritet që ekspertiza e të riut për të përcaktuar zyrtarisht shkakun e vdekjes të bëhet në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco