Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Detaje nga vjedhja e naftës në Fier/ Pasi merrej, shitej tek operatorët privatë

Detaje nga vjedhja e naftës në Fier/ Pasi merrej, shitej tek operatorët privatë

23:14, 07/12/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vjedhjen e naftës bruto në stacionin e pompimit në Usojë të Ballshit.

Burime informacioni bëjnë me dije se policia ka shoqëruar e sekuestruar dy automjete autobot, me një sasi të konsiderushme naftë bruto, si dhe ka shoqëruar e po merr në pyetje disa persona si shofera të automjeteve e punonjës të stacionit pompimit.

Po sipas këtyre burimeve, mësohet se dy autobotet të shoqëruar nga forca policie janë peshuar në peshoret e Zharrzës e më pas janë shoqëruar për në ambientet e drejtorisë së policisë vendore në Fier.  

Të njëjta burime pohuan se nafta bruto dërgohej tek privatët me disa depo, ku përpunohej dhe u shitej karburanteve private, për baxho qumështi, kaldaja ngrohje, sera, furra buke ose kompanive private përpunuese të naftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco