'Rezultuan pozitiv për drogë'/ Pezullohen 30 policë, shumica përdorues kokaine

'Rezultuan pozitiv për drogë'/ Pezullohen 30 policë, shumica përdorues kokaine

19:46, 07/12/2021
A+ Aa A-

Deri tani, më shumë se 30 efektivë policie kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës, nga rreth 1000 që e kanë kryer deri tani.

Nisur nga këto rezultate në disa drejtori vendore kanë nisur pezullimet e para për punonjësit e policisë që rezultuan pozitiv.

Burime jozyrtare thonë se pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar konsumues të kokainës.

Efektivët e parë të ekzaminuar deri tani janë përzgjedhur nga SHÇBA si dhe drejtuesit e tyre në bazë të dyshimeve e informacioneve paraprake. Disa prej policëve që rezultuan pozitivë kanë kundërshtuar përgjigjen e testimit, duke mohuar të jenë përdorues si dhe paralajmëruar padi në gjykatë. Për këto raste dhe çdo kundërshti tjetër të këtij procesi, efektivëve u lind e drejta e ritestimit.

Në fazën e parë të këtij procesi, testimit do t’i nënshtrohen efektivët me grada të ulëta policore. Pas tyre në fazën e dytë këtë proces do e kalojnë edhe drejtuesit më të lartë të uniformave blu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco