Del VIDEO e operacionit/ Ja momentet kur kapen 1.5 ton hashash

Del VIDEO e operacionit/ Ja momentet kur kapen 1.5 ton hashash

19:25, 07/12/2021
A+ Aa A-

Mediat turke kanë publikuar pamjet e operacionit gjatë të cilit u sekuestruan plot 1.5 ton hashash i ardhur nga Shqipëria me një skaf.

Sipas portalit Sozcu, droga kishte një vlerë tregu prej 4 milionë euro.

Ajo mbërriti me një skaf dhe më pas u ngarkua në një kamion, i cili ishte fshehur në pyll. Tre persona u arrestuan gjatë këtij operacioni. Po ashtu u konfiskuan edhe tre pistoleta.

Forcat e sigurisë e ndoqën nga afër të gjithë skemën e transportimit të hashashit me skaf. Më pas lënda narkotike u ngarkua në kamion. Vetëm pak më vonë ndërhynë forcat speciale turke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco