U kap me 268 mijë paund kanabis në shtëpi, shqiptari para gjykatës: Më urdhëruan...

U kap me 268 mijë paund kanabis në shtëpi, shqiptari para gjykatës: Më urdhëruan...

18:41, 07/12/2021
A+ Aa A-

Pasi u kap pak kohë më parë duke u kujdesur për rritjen dhe kultivimin e bimëve narkotike në shtëpi, autoritetet britanike kanë dënuar me dy vite burg një shtetas shqiptar.

Bëhet fjalë për Malbor Luzin, i cili u arrestua në 20 tetor të këtij viti në Leeds, raportojnë mediat vendase.

Sipas gjykatës, shqiptari u kap në një shtëpi, në dhomat e të cilës u gjetën 489 bimë narkotike dhe vlera e tyre shkonte deri në 268,950 paund.

Shtëpia ishte e pajisur me mjete të sofistikuara për ngrohje, ndriçim dhe rritje të lëndës narkotike.

Në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjet një celular, para, një kartë pankare si dhe një kartë identiteti.

33-vjeçari, pa adresë fikse, u intervistua dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga të tjerë që e urdhëruan të kujdesej për bimët. Luzi tha gjithashtu se ai kishte qenë përgjegjës vetëm për ujitjen e bimëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco