Situata e COVID/ Përkeqësohen shifrat, 393 qytetarë të infektuar dhe 7 humbje jete

Situata e COVID/ Përkeqësohen shifrat, 393 qytetarë të infektuar dhe 7 humbje jete

18:21, 07/12/2021
A+ Aa A-

Përkeqësohen shifrat e bilancit ditor të koronavirusit. 

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit, nga 2 793 testime të kryera, rezultuan të infektuar 393 qytetarë (dje ishin 172 raste të reja).

7 qytetarë kanë ndërruar jetë, mes të cilëve edhe një 40-vjeçar nga Tirana (5 ishte numri i viktimave dje).  

Të shtruar në spital janë 151 pacientë, nga të cilët 15 në gjendje të rënduar. 

Bilanci

Janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 393 qytetarë, në këto bashki: 158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat,  10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh. 

Janë 6,206 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (07 Dhjetor 2021) 

Raste të reja ditore          393
Të shëruar në 24 orë       539
Të shtruar në spitale       151
Humbje jete në 24 orë     7
Testime ditore                 2,793 

Testime totale              1,409,310
Raste pozitive                202,295
Raste të shëruara          192,967
Raste Aktive                      6,206
Humbje jete                      3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           3146
Fier                 645
Gjirokastër     537
Shkodër          435
Durrës             330
Berat               315
Elbasan           252
Vlorë                207
Lezhë               159
Korçë               89
Dibër                46
Kukës               45

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco