Bilanci i COVID/ Bie numri i të infektuarve, rriten vdekjet

Bilanci i COVID/ Bie numri i të infektuarve, rriten vdekjet

17:43, 06/12/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 1,440 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, 172 qytetarë (328 raste të reja ishin një ditë më parë).

5 është numri i qytetarëve që kanë humbur jetën ditën e sotme (ndërsa dje ishte vetëm një vdekje). 

Në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë që në të gjtihë vendin raportohet se janë 6 359 pacientë me koronavirus. 

Situata

Janë kryer 1,440 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 172 qytetarë, në këto bashki: 

78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.

Janë 6,359 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja. 

Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (06 Dhjetor 2021) 

Raste të reja ditore          172
Të shëruar në 24 orë       190
Të shtruar në spitale       145
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 1,440

Testime totale              1,406,517
Raste pozitive                201,902
Raste të shëruara          192,428
Raste Aktive                      6,359
Humbje jete                      3,115

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           3167
Fier                 662
Gjirokastër     542
Shkodër          441
Durrës             340
Berat               339
Elbasan           274
Vlorë                213
Lezhë               161
Korçë               106
Dibër                68
Kukës               46

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco