Pezullohet lundrimi detar në Vlorë

Pezullohet lundrimi detar në Vlorë

09:22, 06/12/2021
A+ Aa A-

Rikthehet pezullimi i lundrimit detar. Përkeqësimi i kushteve të motit, edhe sot vijon i pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat.

Vlora është përfshirë nga erëra të forta që prej mbrëmjes së djeshme.

Për pasojë problematike është situata edhe në furnizimin me energji elektrike në qytezën e Orikumit dhe fshatrat e lumit të Vlorës.

Ndërkohë edhe Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të kujdesen për parkimet e automjeteve duke shmangur rrugët që zakonisht përmbyten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco