EMRI/ 76-vjeçari hidhet nga kati i dytë në Shkodër, vdes në spital

EMRI/ 76-vjeçari hidhet nga kati i dytë në Shkodër, vdes në spital

09:08, 06/12/2021
A+ Aa A-

Një 76-vjeçar në fshatin Dobraç në Shkodër është hedhur nga kati i dytë i banesës. Policia bën me dije se ai është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.

“Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rrustem Curraj, 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë.

Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital.  

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco