Lezhë/ Reshjet e shumta - Rriten prurjet në Drin e Mat, disa fshatra pa energji elektrike Foto Ilustruese

Lezhë/ Reshjet e shumta - Rriten prurjet në Drin e Mat, disa fshatra pa energji elektrike

08:57, 06/12/2021
A+ Aa A-

Edhe Lezha është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut që prej mbrëmjes të së dielës, të cilat kanë nisur të krijojnë problemet e para.

Në disa zona te qytetit ka prezencë uji, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve. Gjithashtu ka shtim te prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat. Moti i  keq ka sjellë probleme dhe në furnizimin me energji elektrike në fshatra, ku sipas raportimeve janë në errësirë prej mbrëmjes së kaluar.

Për sa i përket situatës në Lezhë gjatë 24 orëve në zonat e ulëta dhe bregdetare ka pasur reshje të shiut me intensitet të ulët dhe mesatar të cilat vijojnë edhe tani,  kurse në zonat malore në lartësitë mbi 1000m ka pasur  reshje të dëborës.

-Sasia e reshjeve në territorin e bashkisë Lezhë është rreth 45mm dhe në teritorin e bashkisë Kurbin është rreth 65mm.

-Në bashkitë Lezhë e Kurbin, niveli i ujrave në lumenj dhe sistemin kullues është mbi kuotat mesatare po pa problem të prezencën e ujit në sipërfaqet e tokës bujqësose dhe ato depressive.

-Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave nga basenet e tyre, duke ruajtur niveline kuotave.

-Në bashkinë Mirditë, kemi rreshje të shirave në rreth 50 mm, kurse në lartësitë mbi 1000m kemi reshje të dëborës, pa problem për bllokimin e rrugëve rurale dhe ato bashkiake.

-Rrugët nacionale dhe ajo e Kombit, janë të kalushme  pa probleme.

-Furnizimi me energji elektrike është pa probleme

-Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

-Rezervuarët po moniturohen, për prezencen e ujit në basenin e tyre dhe sigurinë e digave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco