EMRAT - VIDEO/ Kapet drogë në Bishan të Vlorës, arrestohen në makinë tre persona

EMRAT - VIDEO/ Kapet drogë në Bishan të Vlorës, arrestohen në makinë tre persona

09:59, 05/12/2021
A+ Aa A-

Sekuestrohen nga policia e Vlorës 30 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj.

Ne operacion e koduar "Bishani" u arrestuan në flagrancë shtetasit: Aldo Tushaj, Sokol  Beqiraj dhe Alban  Velo.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

DVP Vlorë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bishani”.

Sekuestrohen 30 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për transportin e një sasie lënde narkotike nga 3 shtetas, specialistët  e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me "Shqiponjat" dhe  Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar  "Bishani",  në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.T.,34 vjeç., S.B.,29 vjeç., banues në Vlorë dhe shtetasit A.V., 34 vjeç.,banues në Bishan, Vlorë.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan , bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjetë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 30 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco