Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

EMRAT/ ‘Goditen’ 4 raste të zhvillimit të lojërave të fatit në Fier, arrestohen 3 persona

EMRAT/ ‘Goditen’ 4 raste të zhvillimit të lojërave të fatit në Fier, arrestohen 3 persona

09:47, 05/12/2021
A+ Aa A-

Policia ka goditur katër pika që vendosin baste të paligjshme në Fier në kuadër të operacionit të koduar “FOREBET”.

Tre persona janë arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe dy janë proceduar në gjendje të lirë. Sekuestrohen 9 aparate celularë.

Në Fier u arrestuan për organizim të lotarive të palejuara shtetasit Irakli Mëngjezi, Dashamir Dauti, Avni Dauti.

U shpall në kërkim shtetasi Shkëlzen Babolli.

Njoftimi i policisë Fier:

Finalizohet operacioni policor i koduar “FOREBET”, për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojërave të fatit.
Goditen 4 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 2 procedohen penalisht dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Sekuestrohen 9 aparate celularë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati dhe fshehjen e të ardhurave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionoin policor të koduar “Forebet”.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në disa lokale në qytetin e Fierit shërbimet e Policisë kanë goditur 4 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, konkretisht:

U arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 26 vjeç (punonjës), u procedua penalisht shtetasi F. Xh., 16 vjeç(punonjës) si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. B., 46 vjeç (pronari i lokalit) pasi gjatë kontrollit të lokalit në lagjen “Apollonia”, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 aparate celularë.

U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Kastrioti” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale aparati celular.

U arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 47 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Apollonia” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive.U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular.

U procedua penalisht shtetasi O. Ç., 17 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin e shtetasit L. P në lagjen “16 Prilli” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara,” “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco