EMRAT/ Arrestohen 3 pronarë lokalesh në Vlorë për bastet, e pësojnë dhe bastexhinjtë

EMRAT/ Arrestohen 3 pronarë lokalesh në Vlorë për bastet, e pësojnë dhe bastexhinjtë

09:11, 05/12/2021
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka arrestuar tre pronarë lokalesh në lagjen pavarësia dhe 24 Maji, pasi i përdornin ambientet për të vendosur baste sportive. Të arrestuarit në kuadrin e operacionit “Fati i lojërave” janë:  Aldo  Malaj,  Xhulio Ferati dhe Denis Biraci. Po ashtu, u proceduan penalisht edhe klientët që u kapën duke vendosur baste.

Policia e Vlorës njoftoi se bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje në vijim të operacionit "Fati i lojërave"ka goditur 3 raste të tjera në vende dhe kohë të ndryshme, konkretisht:

U  bë arrestimi i  Aldo Malajt, 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lokalin e tij në lagjen "Pavarësia" ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit  janë gjetur disa pajisje elektronike, një kompjuter laptop, një printer, një Ipad që përdoreshin për lojëra të  palejuara dhe baste sportive kundrejt fitimit të padeklaruar në Tatime.

U arrestua po ashtu Xhulio Ferati, 25 vjeç, banues në Vlorë, sepse në lokalin e tij po në lagjen “Pavarësia” janë gjetur tre dekodera, një laptop dhe një aparat celulari që përdoreshin për të njëjtat qëllime. U procedua penalisht P.C, 62 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, pasi në ambientet e lokalit të mësipërm u konstatua duke vendosur baste sportive.

U bë arrestimi edhe i Denis Biraci, 29 vjeç , banues në Vlorë, sepse në lokalin e tij në lagjen “24 Maj” kryente këtë veprimtari të paligjshme të basteve sportive. U proceduan klientët që kishin vendosur baste:   I. J,50 vjeç dhe A.D,27 vjeç, banues ne Vlorë.

Dosjet e të gjithëve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco