Çmendet shpërndarësi shqiptar i drogës në Xhenova: si raketë mes trafikut dhe shqelma, policëve

Çmendet shpërndarësi shqiptar i drogës në Xhenova: si raketë mes trafikut dhe shqelma, policëve

08:22, 05/12/2021
A+ Aa A-

Xhenova - Pasditen e së shtunës, 35-vjeçari është vënë re nga agjentë të angazhuar në një aksion antidrogë, tek po qarkullonte në gjendje nervoze në drejtim të Meranos me një makinë të vogël.

 Kur ndali pranë një semafori të kuq, agjentët e policisë e kanë arritur dhe e kanë urdhëruar të afrohet por ai, si kundërpërgjigje, ka tentuar fillimisht të shtyjë një agjent dhe i ka dhënë marsh makinës duke ikur me shpejtësi të madhe mespërmes trafikut dhe duke rrezikuar sigurinë e makinave të tjera dhe këmbësorëve.

 Pas pak minutash, në përfundim të një ndjekjeje të rrezikshme, 35-vjeçari u kap dhe u ndalua.

Edhe pse nuk kishte rrugë shpëtimi, ai u përpoq t'i shpëtonte kontrollit duke gjuajtur me shqelma e grushta dhe, në të njëjtën kohë, të hidhte dy pako të gjetura menjëherë dhe që përmbanin rreth 1 gram kokainë dhe 15 heroinë.

 Më pas kontrolli u shtri në shtëpinë e tij, ku u gjet një shishe me 42 gramë metadon për të cilin ai nuk e kishte një recetë mjekësore si dhe një peshore elektronike precize.

Ai u arrestua për zotërim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin dhe rezistencën ndaj policisë në gjendje të rënduar dhe u dërgua në paraburgim në Marassi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco