EMRAT/ Kishte dalë me shoqet, përdhunohet e reja, nënë e një fëmije, pranga shqiptarit dhe shokut të tij

EMRAT/ Kishte dalë me shoqet, përdhunohet e reja, nënë e një fëmije, pranga shqiptarit dhe shokut të tij

08:11, 05/12/2021
A+ Aa A-

Autoritetet kroate njoftuan arrestimin e 2 personave, Miroslav Lukic, 29 vjeç dhe shqiptarin Herald Merolli, 31 vjeç, të cilët akuzohen si autorë të përdhunimit të një vajze 28-vjeçare italiane verën që lamë pas. E reja e cila kishte shkuar në Kroaci për pushime, sipas mediave italiane, është ende duke u rikuperua nga ngjarja tronditëse.

Ngjarja: E reja kishte shkuar në Kroaci për disa ditë pushime tek motra e saj, e cila është e martuar me kroat dhe prej pak kohësh ishte bërë nënë. Një mbrëmje, 28-vjeçarja nga Bassano, kishte dalë me kunatën dhe disa mikesha të saj, në një moment u gjet vetëm në një lokal në qendër të qytetit. Në këtë pikë iu afruan dy djem, që e reja nuk i njihte.

Ata iu afruan në mënyrë insistuese dhe më pas kur ajo u përpoq që t’i largonte, e ndoqën nga pas dhe e ndaluan në një zonë ku nuk kishte lëvizje. Ata e zunë në një cep dhe abuzuan me të. 28-vjeçarja pësoi edhe plagë të shumta.

Ajo përfundoi në spital dhe më pas bëri denoncim në polici: Hetimet u përmbyllën me arrestimin e dy të rinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco