42-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

42-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

08:06, 05/12/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë, ku një 42-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga pallati ku jetonte.

Policia bën me dije se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja me inicialet D. P., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:50, në vendin e quajtur “Ardeno”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco