Aksident në Durrës, drejtuesi i motorit në spital

Aksident në Durrës, drejtuesi i motorit në spital

18:01, 04/12/2021
A+ Aa A-

Pasditen e sotme, një aksident raportohet të ketë ndodhur në Durrës.  

Një motomjet me drejtues shtetasin V. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur  me bordurën e rrugës. Për pasojë drejtuesi ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 04.12.2021., rreth orës 17:20, në lagjen Nr.13 Durrës, nje motomjet me drejtues shtetasin V. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur  me bordurën e rrugës, e për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco