Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, 1 muaj burg për dy të arrestuarit

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, 1 muaj burg për dy të arrestuarit

15:20, 04/12/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për Kristjan Kelmendin dhe Marjan Kolen, të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur ‘arrest në burg’ për një muaj për dy të arrestuarit. 

Ata do të qëndrojnë në qeli deri në datën 3 janar, ndërkohë që akuza do të vijojnë hetimet për mbledhjen e provave në ngarkim të tyre.

Sipas prokurorisë Kristjan Kelmendi është ekzekutori i ish-deputetit dhe ish-kryetarit të komunës Velipojë, vrasje e ndodhur më 29 nëntor 2021 në qendër të Shkodrës. 

Ndërsa Marjan Kolën e akuzon si bashkëpunëtor.

Gjykata e Shkodrës, pas një gjyqi që zgjati disa orë këtë të shtunë, vendosi që në fund të pranojë kërkesën e palës mbrojtëse që të administrohen si provë, pamjet filmike që pretendohen nga avokatët se dëshmojnë që mbrëmjen e ngjarjes, autori i dyshuar dhe bashkëpunëtori kanë qenë në Kosovë.

Prokuroria ka një muaj afat për të mbledhur provat e nevojshme që fajësojnë dy të arrestuarit në atentatin që tronditi Shkodrën mbrëmjen e 29 nëntorit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco