Tiranë/ Transportonin emigrantë nga Korça në Tiranë më pas në Kosovë, në pranga 2 persona

Tiranë/ Transportonin emigrantë nga Korça në Tiranë më pas në Kosovë, në pranga 2 persona

14:21, 04/12/2021
A+ Aa A-

Dy  persona janë vënë në prang pasi u kapën në flagrancë duke transportuar katër emigrant.

Këta persona në bashkëpunim me njeri –tjetrin me mjete të marra me qira kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga, Korça drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kosovës dhe me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Njoftimi i Policisë

Tiranë / Finalizohet operacioni policor i koduar "COUPLE", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. Procedohen penalisht edhe 4 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjete të marra me qira, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Korça drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kosovës dhe me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “COUPLE”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. U., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe i shtetases D. L. (Xh)., 35 vjeçe e dënuar më parë për veprën penale "Dhuna në familje" Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në dalje të tunelit të "Krrabës", duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 4 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit monetar. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 4 shtetasit e huaj, për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror". Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për për veprat penale “Ndihma kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco