Trafiku i automjeteve ndalet në një segment rrugor që lidh Fierin me Gjirokastrën në Shqipëri për shkak “të reve” të mëdha të zogjve shtegëtarë. Është koha e shtegëtimit të Cerloit të zi pikalosh (Sturnus vulgaris) nga Shqipëria drejt vendeve të ngrohta të Afrikës.
Zëri i Amerikës njofton se prej disa vitesh Shqipëria po zbaton një moratorium për ndalimin e gjuetisë dhe në shumë zona të vendit kjo ka ndikuar në shtimin e faunës së egër.
© SYRI.net