Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Skandali në Greqi: Si e zbuluan biznesmenin nga Tirana, që zhvati pasaportë për në Angli

Skandali në Greqi: Si e zbuluan biznesmenin nga Tirana, që zhvati pasaportë për në Angli

13:30, 04/12/2021
A+ Aa A-

Athinë - Një tjetër rast falsifikimi identiteti është zbuluar nga dosja hetimore e skandalit të madh që ka përfshirë Greqinë, ku kriminelë shqiptarë janë pajisur me identitet tjetër për t’iu shmangur drejtësisë.

Një 49-vjeçar shqiptar në vitin 2015 i kishte paguar 50 mije euro grupit kriminal dhe kishte siguruar një karte identiteti dhe një pasaportë me të cilat udhëtoi drejt Londrës bashkë me familjen e tij dhe aty ngriti një biznes.

Biznesmeni shqiptar në 6 qershor 2021 bashkë me avokatin e tij e një dëshmitar të rremë shkuan në një komisariat policie në Greqi ku deklaruan humbjen e dokumenteve dhe kërkuan rinovimin e tyre. I vetëdeklaruari si shtetas grek me emrin Damiar Hasenov në fakt nuk dinte asnjë fjalë greqisht dhe komunikoi me oficerët në anglisht.

Pas një procedure hetimore, 49-vjeçari zbuloi se ishte nga Shqipëria dhe quhej N. E, lindur në Tiranë. Menjëherë ndaj tij nisi ndjekja penale për falsifikim dhe u informua sektori për Çështjet e Brendshme për rastin e rëndë.

E çuditshmja është se grupi kriminal nuk i la këto të dhëna të falsifikuara të shkonin dëm. Disa ditë pas zbulimit të rastit u zbulua se këto të dhëna ishin përdorur për nxjerrjen e një karte identiteti tjetër nga Komisariati i Distomos.

Madje drejtuesi i Komisariatit në Aspropirgo telefonoi drejtuesin e policisë në Axarnon që zbuloi identitetin e dyfishtë të shqiptarit por edhe drejtuesin e policisë në Distomo që kishte nxjerrë kartë identiteti në emrin Damiar Hasenov, duke kërkuar informacion përtej kompetencave të tij.

Kur ai shkoi dhe tha “e kam emrin Damian Hasenov” dhe paraqiti dokumentacionin përkatës, punonjësja e policisë vuri re që disa nga firmat e tij ishin të ndryshme dhe filloi të dyshojë.

Në sistemin elektronik vuri re se fotografitë që ishin vendosur në pasaportat e lëshuara për të ishin të ndryshme.

Gjithashtu rezultoi që edhe adresa e banimit që kishte dhënë dëshmitari i rremë, ishte false.

Ndërkohë mësohet se kanë dalë për masë sigurie 13 të arrestuarit e parë nga të cilët vetëm tre janë lënë në “arrest në burg”, një punonjëse policie, një punonjëse e gjendjes civile dhe një shtetas shqiptar. Pritet të merret masa edhe për 7 të tjerë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco