Korçë/ Ndihmonin refugjatët për kalim të paligjshëm të kufiri kundrejt pagesës, goditet grupi kriminal (EMRAT)

Korçë/ Ndihmonin refugjatët për kalim të paligjshëm të kufiri kundrejt pagesës, goditet grupi kriminal (EMRAT)

12:22, 04/12/2021
A+ Aa A-

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë pas një hetimi 6 mujor kanë goditur një grup të struktuar kriminal që ushtronte veprimtari të paligjshme të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Personat e arrestuar janë: Adi Bregu, Besnik Beqiri, Lirim Spaho, Adriatik Zenelak ndërsa personi i shpallur në kërkim është E.Z.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.12.2021, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar "Perimetri".

Në kuadër të tij goditet një grup i strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Hetimet pas një periudhe 6-mujore zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Korçë, Policia Kufitare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi 6-mujor, në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri" kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtarinë e paligjshme të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve në kërkim:

- A. B., 36 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq,

- B. B., 47 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq,

- L. S., 47 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll,

- A. Z., 51 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll dhe u shpall në kërkim shtetasi:

- E. Z., 24 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.12.2021, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu sqarojmë se në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, janë arrestuar më parë nga Policia, në kohë të ndryshme, edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë të shtetasve të lartpërmendur, konkretisht shtetasit A. Gj. dhe L. S., banues në Elbasan, si edhe shtetasi I. D., banues në Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco