Me super-fermë kanabisi në Angli, burgosen dy shqiptarë Andiol Muçolli dhe Iirjan Jaho jetonin ilegalisht në Angli

Me super-fermë kanabisi në Angli, burgosen dy shqiptarë

11:20, 04/12/2021
A+ Aa A-

Carlisle, Angli - Dy shqiptarë, emigrantë të paligjshëm, janë burgosur për pjesën që kishin në një serë kanabisi prej 1,6 milion paundësh të ngritur në një ish-klub nate, njofton BBC. Policia u lajmërua nga qytetarët për një erë të fortë marihuana që vinte nga një ndërtesë e vjetër e një klubi në zonën e Ëest Ëalls të Carlisle në tetor.

Andiol Muçolli, 25 vjeç është parë duke dalë nga ambientet, i ndjekur pas pak kohe nga 42-vjeçari Iirjan Jaho. Burrat, të pastrehë dhe nga Shqipëria, e pranuan se prodhonin kanabis dhe u burgosën për dy vjet.

Shishe për zbutës pëlhurash

Gjatë një kontrolli në ndërtesë, policia zbuloi një sistem të sofistikuar në shkallë të gjerë të prodhimit të kanabisit, siç u tha në Gjykatën e Kurorës së Carlisle. Sistemi ishte shtrirë në nëntë dhoma dhe përfshinte pothuajse 1700 bimë - 276 prej të cilave ishin korrur tashmë.

Image

Vlera e mundshme e drogës e klasit B e kontrolluar ishte me vlerë 1,6 milion paund, konkludoi një ekspert. Aty kishte sisteme ajrimi, ndriçimi, kontrolli të temperaturës dhe ujitje, duke përfshirë një tub të madh ngjyrë argjendi që kalonte nëpër ndërtesë dhe pjesërisht qe mbuluar me kuti kartoni të përthyera.

Çelësat për të gjitha pjesët e ndërtesës ishin varur mjeshtërisht në një tabelë dhe furnizimi me energji elektrike ishte i zgjidhur.

Përveç kësaj, shishe të zbrazëta të zbutësve të rrobave janë parë gjithashtu, me sa duket qenë bërë përpjekje për të maskuar erën e fortë të drogës.

Prokurori Gerard Rogerson tha se oficerët gjetën tre dhoma gjumi të krijuara në një ish-zyrë së bashku me një ambient gatimi dhe frigorifer të mbushur mirë.

Policia gjithashtu sekuestroi një mori sendesh personale, përfshirë veshje, telefona dhe pasaporta në emrat e të dy burrave.

Gjykata dëgjoi se ata folën për udhëtimin në Mbreëtrinë e Bashkuar pasi kishin lënë familjen në atdheun e tyre dhe se i kishin detyruar për t'u përfshirë në atë krim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco