VIDEO/ 'Vëllai im ka qenë në poligon qitjeje kur e vranë ish-deputetin'

VIDEO/ 'Vëllai im ka qenë në poligon qitjeje kur e vranë ish-deputetin'

11:03, 04/12/2021
A+ Aa A-

Vëllai i të arrestuarit Marjan Kola për vrasjen e ish-deputetit Pashk Ujka në Shkodër, ka sjellë sot para mediave prova se Marjani ka qënë në Kosovë, në një polygon qitjeje atje , ku janë regjistruar në detaje oraret e hyrjes dhe daljes së tij prej atje.

Petrit Kola deklaroi nga oborri i gjykatës së Shkodrës ku dolën sot familjarisht për të protestuar se kamerat janë sekuestruar nga Policia shqiptare dhe se ai ka bërë kallëzim në Policinë e Kosovës për këtë rast.

 “Është poligoni me kamera, me orare me të tëra kur ka hyrë im vëlla në poligon qitje (në Kosovë). I kemi kamerat, i ka sekuestruar shteti shqiptar, duam drejtësi. Dje kam qenë në Kosovë dhe kam bërë kallëzim në Policinë e Kosovës për t’u bllokuar kamerat komplet.

Vëllai im në datë 30 nëntor, në orën 11 e 30 të paradites është arrestuar

(Provat) i ka në dispozicion Policia e Prokuroria, veçse nuk e kanë shqyrtuar çështjen.  Jemi të zhgënjyer prej kësaj qeverie, se unë dua vetëm drejtësi.  Nuk dua me më lanë gjë për hatër a për burrni, dua vetëm të ndjek drejtësi”, tha Petrit Kola.

ImageImage

Petrit Kola flet në minuten 2:51 ne video:

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Baci04/12/2021 12:08

E paske vellain qites....

Shto koment

Denonco