Vrasja e ish-deputetit/ Familja e të arrestuarit: Marjani ishte në Kosovë

Vrasja e ish-deputetit/ Familja e të arrestuarit: Marjani ishte në Kosovë

10:40, 04/12/2021
A+ Aa A-

Familjen e viktimës as e kemi njohur as kemi pas marrëdhënie kurrë me ta, as kemi kurrë çfarë. Sot të ma kapin djalin pa kurrfarë faji?! Ka shkuar të blejë disa tesha dhe i ka në makinë ato tesha me fatura.  Janë arrestuar në kthim. Dua drejtësi. Orari kur ka ndodhur vrasja ka qenë në Kosovë”, ka ngulur këmbë babai i Marjan Kolës.

Të revoltuar, prindërit e të arrestuarit për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka kanë dalë sot në një protestë përpara gjykatës së Shkodrës për të kërkuar lirimin e të birit të tyre. Të mbështetur nga familjarë dhe miq ata kanë thënë se djali, Marjan Kola, ka qënë në Kosovë në kohën kur ka ndodhur vrasja e Ujkës.

“Ne jemi familje dëshmorësh. Djali ynë ka qënë në Kosovë dhe është arrestuar pa prova. Duam drejtësi”, theksoi 87-vjeçari Ded Kola, babai i të arrestuarit sëbashkua me djalin tjetër, Petritin, 43 vjeç.

Ded Kola tha: “Unë shtetit sot që ma ka kapur të pafajshëm, i kërkoj drejtësi, se e kam të pafajshëm. Shteti të marrë masat e veta të sigurta e atëherë të ma kapë djalin jo me të ma kapë pa kurrfarë faji. Unë jam shumë i dëshpëruar. Jam familje dëshmori, se më ka lënë djali kryet.

Si ka mundësi kjo punë të ma kapin pa kurrfarë prove djalin tim sot e të ma mbajnë?! Djali ka qenë në Kosovë, ka shkuar më 28 dhe më 29 ka qenë në Kosovë. Kur është bërë ngjarja mbrëmjen e datës 29 djali ka qenë në Kosovë. Shokë, se s’ka kurrfarë lidhje tjetër.

Familjen e viktimës as e kemi njohur as kemi pas marrëdhënie kurrë me ta, as kemi kurrë çfarë. Sot të ma kapin djalin pa kurrfarë faji?! Ka shkuar të blejë disa tesha dhe i ka në makinë ato tesha me fatura.  Janë arrestuar në kthim. Dua drejtësi. Orari kur ka ndodhur vrasja ka qenë në Kosovë”, ka ngulur këmbë babai i Marjan Kolës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco