Tronditen nxënësit: Covid-19 i merr jetën drejtorit të gjimnazit

Tronditen nxënësit: Covid-19 i merr jetën drejtorit të gjimnazit

10:20, 04/12/2021
A+ Aa A-

Një lajm i trishtë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Berat. Drejtori i gjimnazit "Babë Dudë Karbunara" humbi betejën me Covid-19. Ai kishte një muaj i intubuar në një spital privat në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit.

Mësohet se 62-vjeçari Llazar Palla ishte infektuar nga koronavirusi rreth dy muaj më parë, por për shkak të gjendjes së rënduar ai u dërgua drejt Tiranës, ku ndenji i intubuar, njofton gazetarja e SYRI TV.

Të shumta kanë qenë sot mesazhet e ngushëllimit të kolegëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor,miqve dhe nxënësve të tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se gjimnazi "Babë Dudë Karbunara" ka qenë një nga shkollat e mesme me numrin më të madh të të prekurve më Covid-19 në Berat.

Nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi prej më shumë se 4-javësh kanë qenë të ekspozuar ndaj këtij virusi, pasi në çdo klasë ka pasur më shumë se 10 nxënës të infektuar, ndërkohë që të infektuar janë regjistruar edhe në radhët e mësueve.

Situata e rënduar në këtë shkollë solli edhe mbylljen e 6 klasave, dezinfektimin e ambienteve të brendshme të shkollës dhe karantinimin e dhjetëra nxënësve.

Drejtori dhe mësuesi i frëngjishtes Llazar Palla do të përcillet me dhimbje e lot nga familjarët e miqtë për në banesën e tij të fundit mesditën e sotme.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco