FOTO/ Qeset me fishekë të Silvestrit

FOTO/ Qeset me fishekë të Silvestrit

09:59, 04/12/2021
A+ Aa A-

Dy qeset me fishekë që shihni në fotografi i përkasin Silvester Grillos, një burri 28 vjeç që banon në lagjen nr.2 të Durrësit. Grillo dilte haptazi me pistoletë, çka ka bërë që qytetarët të njoftonin Policinë për rrezikun që ai paraqiste.

Komisariati i Policisë së Durrësit njoftoi se falë dhe  informacioneve të marra nga qytetarët për një person që mbante armë zjarri, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e S.G  në lagjen nr 2.

Si rezultat, policët gjetën në shtëpinë e tij, një pistoletë dhe një sasi muncioni luftarak, që e shihni në fotografi.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  u bë arrestimi në flagrancë i Silvester Grillos, 28 vjeç, banues në lagjen nr.2, Durrës dhe dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, amëve shpërthyese dhe municionit”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco