Borë, shi dhe erë e fortë në qarkun e Kukësit, sipas Mbrojtjes Civile situata është normale Pamje nga Kukësi

Borë, shi dhe erë e fortë në qarkun e Kukësit, sipas Mbrojtjes Civile situata është normale

09:31, 04/12/2021
A+ Aa A-

Komisioni i Mbrojtjes Civile të prefekturës së Kukësit ka njoftuar se gjatë gjithë natës e deri në orët e para të mëngjesit, ka pasur erë të fortë dhe reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin dhe në lartësinë mbi 500 m, reshje bore.

Lartësia e borës në Shishtavec arriti në 15 cm si edhe në Valbonë, 15 cm. Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,  largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme. Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë qarkun. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal si dhe furnizimi me energji elektrike. Deri në këto momente nuk është raportuar ndonjë problematikë emergjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco