Ministria e Jashtme: Zvicra ka vendosur masa të reja për hyrjen në vend

Ministria e Jashtme: Zvicra ka vendosur masa të reja për hyrjen në vend

07:58, 04/12/2021
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi sot se Zvicra ka vendosur masa të reja, sa i përket hyrjes në vend.

Sipas njoftimit, "duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht. Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër. Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco