Përfshihet nga flakët autobuzi në Kosovë

Përfshihet nga flakët autobuzi në Kosovë

20:10, 03/12/2021
A+ Aa A-

Një autobus është përfshirë nga flakët në Fushë Kosovë rreth orës 17:30 të kësaj të premteje.

Sipas njoftimit të policisë, nuk dihen ende shkaqet se si ka marrë flakë autobusi, por për fat të mirë, veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, është shprehur policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco