Bilanci i COVID/ 406 të infektuar dhe 4 vdekje në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ 406 të infektuar dhe 4 vdekje në 24 orët e fundit

19:32, 03/12/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit nga situata pandemike COVID-19 në vendin tonë. 

Nga 2506 testime të kryera, kanë rezultuar të të infektuar me koronavirus 406 qytetarë. 

4 humbje jete janë regjistruar sot. 

Ndërsa 484 është numri i të shëruarve. 

Situata

Janë kryer 2506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 406 qytetarë, në këto bashki: 

185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës. 

Janë 6551 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:  

Një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 85 vjeç. 

Janë shëruar 484 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,386 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (3 Dhjetor 2021) 

Raste të reja ditore          406
Të shëruar në 24 orë       484
Të shtruar në spitale       136
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 2506

Testime totale              1,400,658
Raste pozitive                201,045
Raste të shëruara          191,386
Raste Aktive                      6,551
Humbje jete                      3,108

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            3318
Fier                  645
Gjirokastër     534
Shkodër          461
Berat               351
Durrës             345
Elbasan           299
Vlorë                213
Lezhë               146
Korçë               129
Dibër                 67
Kukës               43

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco