Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Humbi jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, Bashkia Dropull akordon 1 mln lekë të reja për familjen e 12-vjeçares

Humbi jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, Bashkia Dropull akordon 1 mln lekë të reja për familjen e 12-vjeçares

18:59, 03/12/2021
A+ Aa A-

Bashkia e Dropullit ka akorduar 1 milionë lekë të reja për familjen e 12-vjeçares, e cila ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Derviçian.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën (28 nëntor).

Banesa e Irakli Ndriços u përfshi nga flakët, ku nga hetimet paraprake dyshohet se ka ardhur nga një qiri i ndezur.

Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12-vjeçarja Krisanthi Ndrico u fut në tualetin e shtëpisë, për ti shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot.

Së bashku me vajzën në banesë ishte edhe babai i saj, Irakli Ndrico, i cili u dërgua në spital ku arriti të mbijetojë.

Ngjarjen e rëndë e denoncoi dhe  deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili tha se kjo është një ngjarje e paralajmëruar, pasi prej kohësh në këto zona sa herë bie shi, ka edhe mungesë të energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco