Paniku nga pacienti i parë me HIV në Kosovë: Si u dogj dhoma e tij në Infektiv pas vdekjes

Paniku nga pacienti i parë me HIV në Kosovë: Si u dogj dhoma e tij në Infektiv pas vdekjes

08:02, 02/12/2021
A+ Aa A-

Më 1 dhjetor, shënohet Dita Botërore e HIV/AIDS-it, ditë kjo që i kushtohet edukimit për virusin dhe sëmundjen në fjalë. Në Kosovë, gjatë këtij viti, janë evidentuar tetë raste të reja, njëjtë sikurse në atë të kaluarin, derisa janë mbi 40 persona që monitorohen nga Klinika Infektive.

E në këtë të fundit, paniku kishte qenë i lartë më 1986. Në këtë vit, ishte shtruar pacienti i parë me këtë sëmundje. Kjo u bë e ditur dhe u konfirmua vetëm kur mostra për analizë u dërgua në kryeqytetin kroat, sepse në Prishtinë nuk bëhej një gjë e tillë.

Infektologu Ilir Tolaj, që në atë kohë ishte mjek-specializant në këtë fushëi, rrëfen për televizionin, panikun e asaj kohe nga personeli joshëndetësor. “E thirrëm fotografin e QKUK-së të asaj kohe që ta fotografonte ndryshimin që i ishte shfaqur në gojë pacientit. Ai donte ta fotografonte nga dera, nga korridori, që ishte e pamundur të bëhej”, ka treguar Tolaj për KlanKosova.

Por as këtu nuk përfundoi stigma. Pas vdekjes së këtij pacienti, i gjithë inventari i dhomës së tij u dogj dhe dhoma u dezinfektua. Tolaj shpjegon se pak a shumë, kësi frike e panik pati edhe në fillim të pandemisë COVID-19, derisa u mësua më shumë rreth këtij virusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco