Flet eksperti: Ja pse vdekja e turistëve rusë në Qerret ishte aksidentale

Flet eksperti: Ja pse vdekja e turistëve rusë në Qerret ishte aksidentale

08:26, 02/12/2021
A+ Aa A-

Bardhyl Cipi, ekspert mjeko-ligjor, deklaroi mbrëmjen e djeshme se monoksidi i karbonit, i dalë në rezultatet e ekspertizës për vdekjen e 4 turistëve rusë, është një nga helmet më të rrezikshme.

Sipas tij, në momentin që monoksidi i karbonit lidhet me hemoglobinën, bëhet vdekjeprurës.

Ai beson se vdekja e turistëve ka ndodhur aksidentalisht, kjo e vërtetuar edhe nga helmimi, ndërkohë që tha gjatë një intervistë për News 24 se problemi në kaldaja duhet të jetë shumë i rëndë që vdiqën të 4 bashkë.

“Monoksidi i karbonit është një gaz pa erë dhe peshë sa të ajrit, dhe formohet kur ka djegie. Ai konsiderohet një nga helmet më të rrezikshme dhe më të përhapura. Ka si veti që të lidhet me hemoglobinën e gjakut. Në rast kur futet monoksidi, lidhet ky me hemoglobionën dhe lidhja me të është 250 herë më e fuqishme se me oksigjenin. Varet nga sasia e gazit në vendin ku ndodhet njeriu. Oksigjeni zëvendësohet me këtë gaz dhe shfaqen shenjat e helmimit, me dhimbje koke, marrje mendsh. Ka edhe nje lloj euforie, e ngjashme me vdekjen. Pastaj kalohet në fazën e dytë  ku njeriu ka pamundësi në të lëvizuar, pastaj bie në koma dhe vdes".

"Në rastin konkret fakti që ata janë 4 persona dhe të 4 vdiqën në të njëjtin ambient e shton dyshimin që këtu kemi monoksidin e karbonit. Njeriu ruan një ngjyrë të kuqe të çelët, ruan ngjyrën e njeriut natyral. Në momentin ku kanë hyrë punonjës, ambienti është pastruar. Këtu është diçka që duhet parë me kujdes, fakti që këta vdiqën të katërt  tregon se mundësitë për një defekt në kaldajë të jetë shumë i madh. Helmimi tashmë është vërtetuar sepse është 80% në gjak. Kjo gjë e vulos çështjen në një vdekje aksidentale. Duhet një hetim i tubave të kaldajës”– tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco