Prostituta shqiptare grabitet dhe hidhet nga makina në Itali

Prostituta shqiptare grabitet dhe hidhet nga makina në Itali

22:40, 01/12/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë me protagonist një shqiptare 27 vjeçe ka ndodhur në vendin fqinj, Itali.

Shqiptarja, që punonte si prostitutë është rrëmbyer dhe më pas hedhur nga makina, kur automjeti ishte në lëvizje, shkruajnë mediat italiane.

E reja jetonte në Torino, është shtruar në spitalin e Chivasso, ku sipas mjekëve edhe pse nuk është në rrezik për jetën,  ajo po mbahet nga koma.

Vajza ka një plagë në kokë, si dhe mavijosje në këmbën e djathtë. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit.

Sipas mediave, një burrë i është afruar vajzës dhe e ka detyruar që të hipë në makinë. Policia po punon për të identifikuar dhe kapur autorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco