1 vit burg për Xholin dhe Çekun, u akuzuan për korrupsion në zgjedhje

1 vit burg për Xholin dhe Çekun, u akuzuan për korrupsion në zgjedhje

15:20, 01/12/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka dënuar me nga 1 vit burg Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të arrestuar më herët në dyshimin e korrupsionit në zgjedhjet e prillit në Dibër.

Ata u kapën me vlera monetare nga qytetarët në Dibër, konkretisht nga Kandidati i PD, Luan Haka dhe mbështetësit e PD më 22 prill.

Asokohe, policia tha se ‘në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik’.

Drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu pretendoi atëherë se paratë po shpërndaheshin për të siguruar vota për kandidatin e PS, Melaim Damzi.

Kjo deklaratë u përgënjeshtrua më vonë nga Shtabi Elektoral i PS Dibër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco