EMRI/ KLGJ i ul rrogën gjyqtares së akuzuar për korrupsion

EMRI/ KLGJ i ul rrogën gjyqtares së akuzuar për korrupsion

15:19, 01/12/2021
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.

 Kryetarja Naureda Llagami tha se KLGJ vendosi pranimin e masës disiplinore për uljen e pagës në masën 20% për një periudhë prej 6 muajsh.

ILD kishte kërkuar ulje të rrogës në masën 40%.

Kërkesa e ILD u bë pasi gjyqtarja Pajtime Fetahu, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, u akuzua për korrupsion pas publikimit të disa fakteve të transmetuara në një emision investigativ në vitin 2017, ku kundrejt një shume monetare, kishte marrë përsipër aplikimin e minimumit të dënimit për një të pandehur në paraburgim, që akuzohej për tre vepra penale.

KLD pezulloi magjistraten nga detyra dhe hetimi disiplinor, gjithashtu u pezullua, deri në përfundim të procedimit penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/12/2021 16:05

Hahahaha! E keputet ne bythe Pajtimen. Ajo ka 20 vjet qe nuk e di fare se sa e ka rrogen!!! 3-fishin e rroges mujore keta gjyqtaret apo prokuroret e "korruptuar" e kane marre dhe e marrin vetem per nje çeshtje shume te thjeshte!!! Vetem ne nje vend te korruptuar, i korruptuari ndeshkohet me gjobe. Korrupsioni denohet ose me burg ose me perjashtim perjetesisht nga sistemi!

Shto koment

Denonco