Asnjë viktimë nga COVID, 8 raste të reja në Kosovë

Asnjë viktimë nga COVID, 8 raste të reja në Kosovë

15:17, 01/12/2021
A+ Aa A-

Asnjë viktimë nga COVID-19 nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 8 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës.

Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 314.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco